COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 85 të shëruar, 171 raste të reja dhe 4 humbje jete

Katër pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit.

“Një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

171 qytetarë janë konfirmuar me koronavirus pas 952 testimeve. Sërish qyteti i Tiranës është vendi që ka më shumë raste.

41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë në 9585.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani në vendin tonë janë kryer 99,598 dhe kanë rezultuar pozitive 15570 persona.

424 persona kanë humbur jetën që prej ditës së parë që në vendin tonë u shënuan rastet me Covid. /tvklan.al