OBSH: Shqipëria, përhapje të lartë të virusit

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me intesitet të lartë të përhapjes së virusit të gripit. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, vendi ynë klasifikohet me ngjyrë të kuqe për përhapjen e  këtij virusi , njësoj si Italia dhe Greqia.

Në qarkullim vijojnë të jenë dy viruset e gripit, ai i tipit A dhe ai i tipit B.

Burime nga Instituti i shëndetit publik bëjnë me dije se vetëm këtë jave numërohen mbi 400 persona të prekur nga virusi i gripit.  Prej të cilëve 60% e tyre janë me virusin e gripit A  dhe 40 mostra të analizuara rezultojnë me virusin e gripit të tipit B. 

Por asnjë prej tyre nuk paraqitet në gjendje të rëndë.

Bluzat e bardha thonë se kjo është një situatë normale dhe e zakonshme për stinën, por rekomandojnë vaksinimin për kategoritë me risk. Mbi 80 mijë doza te vendosura në dispozicion për popullatën kanë filluar injektimin prej muajit nëntor. Vitin e kaluar 5 persona humbën jetën si pasoje gripit.

Tv Klan