Miratohen vetëm gjysmat e kërkesave për garancinë sovrane 2

Dy muaj prej nisjes së aplikimeve të bizneseve për të përfituar nga skema e dytë e garancisë sovrane, bankat kanë akorduar 47 milionë Dollarë kredi për kapital pune për 148 sipërmarrje.

Sipas të dhënave të Minsitrisë së Financave, deri tani janë mbështetur me kredi të butë vetëm gjysma e ndërmarrjeve që kanë kërkuar ndihmë.

Në total kërkesat për hua bankare për nevoja likuiditeti janë 295, për një shumë prej 116 milionë Dollarësh, por një pjesë e të cilave janë ende në proces shqyrtimi nga bankat.

Skema 2 e garanicsë sovrane u akordua nga qeveria për të ndihmuar bizneset e mëdha të prekura nga pandemia, të cilët kishin vonesa në ekzekutimin e faturave dhe mungesa likuiditeti.

Në këtë skemë risku ndahet mes buxhetit të shtetit dhe bankave, ndërsa interesat i paguan biznesi, por në çdo rast interesi nuk do të jetë më i lartë se 5%.

Përmes këtij instrumenti, injektohen në ekonomi 150 milionë Dollarë për bizneset e prekura nga pandemia.

Tv Klan