47 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

47 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

18:08 23/09/2022

Në 24 orët e fundit janë shënuar 47 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Në 24 orët e fundit, janë kryer 625 testime, ndërsa janë shëruar 176 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

17 në Tiranë,  5 në Elbasan, 4 në Sarandë, nga 3 qytetarë në Fier, Dimal, nga 2 qytetarë në Durrës, Dibër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Lezhë, Krujë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Selenicë.

Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al





Të ngjashme