Në epokën në të cilën jetojmë është gjithnjë e më e rëndësishme të jemi të informuar rreth teknologjisë. Më poshtë janë listuar 5 fakte që duhet të dini mbi teknologjinë:

1. Një numër gjithnjë e më i madh i CEO-ve të teknologjisë po flasin kundër politikës së administratës Trump për ndarjen e familjeve emigrante në kufirin midis SHBA dhe Meksikës. Kritikat vijnë disa ditë pasi, punonjësit e Microsoft gjithashtu protestuan ndaj kompanisë që ofron shërbime cloud për zyrën e Emigracionit dhe Doganave.

2. Snapchat ishte vënë në qendër të diskutimeve pasi thuhej se do të blinte aplikacionin Blippar, por marrëveshja u ndërpre dhe Blippar hoqi dorë nga Silicon Valley. Snapchat ka siguruar aplikacione evropiane më parë, duke blerë lojën PlayCanvas dhe hartën franceze Zenly.

3. Tim Draper, një investitor i Silicon Valley, mbrojti publikisht themeluesen e Therano ,Elizabeth Holmes pasi u akuzua për mashtrim javën e kaluar. Draper tha se besonte se Holmes ishte “e pafajshme derisa të provohej pafajësia e saj” dhe se ai kishte marrëdhënie të afërt me sipërmarrësen.

4. Apple u gjobit me 6.6 milionë dollarë nga mbikëqyrësi i të drejtave të konsumatorëve të Australisë pasi ishin dhënë udhëzime të gabuara në lidhje me riparimin e iPhonëve dhe iPadëve nga një palë e tretë. Apple ka thënë se përdoruesit nuk kanë të drejtë t’u rregullohen aparatet e tyre kur ato ishin riparuar më parë nga një palë e tretë, por kjo është kundër ligjit australian për konsumatorin.

5. Aplikacionet e ushqimit si Uber Eats dhe Deliveroo mund të vrasin “kuzhinën”, sipas UBS. Në një shënim për investitorët, banka parashikoi se të rinjtë do të përfundonin duke ngrënë gjithmonë jashtë dhe nuk do të konsumojnë ushqim të shëndetshëm./tvklan.al