5 fëmijë të shtruar me Covid në spital




5 fëmijë të shtruar me Covid në spital

18:00 17/05/2022

Kuli: Vaksina është e vetmja zgjidhje

Koronavirusi, edhe pse në shifra të ulëta vijon të shtojë numrin e fëmijëve të infektuar çdo ditë. Disa prej tyre madje kanë nevojë edhe për hospitalizim.

Problem mbetet post Covid, por edhe Covidi i gjatë tek fëmijet, i cili shfaqet me disa simptoma.

Ashtu si të rriturit edhe të vegjlit rrezikojnë të bëjnë forma të rënda të sëmundjes, ndaj mjekët thonë se vaksina mbetet zgjidhja.

Aktualisht në Shqipëri po aplikohet vaksina antiCovid në të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 5% e grup moshës 12-16 vjeç e kanë injektuar vaksinën.

Tv Klan













Të ngjashme