400 mijë të infektuar në të gjithë botën

Më 24 Mars janë shënuar të paktën 400.000 raste me koronavirus në të gjithë globin. BBC shkruan se numri i të prekurve u rrit në mënyrë drastike javët e fundit. Janë vendet e Europës ato që po raportojnë një fluks të madh infeksionesh.

Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins më 6 Mars kishte në total 100.000 raste. U deshën 12 ditë (18 Mars) që shifra të shkonte në 200.000, ndërsa pas tre ditësh, më 21 Mars numri i të prekurve nga koronavirusi shkoi në 300.000.

Këtë të martë u shënua 400.000 të prekur me COVID-19 në të gjithë botën. Vendet me më shumë raste janë 5: Kina me mbi 81 mijë persona, Italia me mbi 69 mijë persona, Shtetet e Bashkuara me mbi 49 mijë persona, Spanja me mbi 39 mijë persona dhe Gjermania me mbi 31 mijë persona./tvklan.al