Edhe në Tiranë po inkurajohet përdorimi i makinave elektrike, për të cilat Bashkia po mundëson infrastrukturën për to. Në kryeqytet janë vendosur edhe 6 stacione karimi për keto mjete.

Pas flotave e taksive elektrike të licensuara nga Bashkia e Tiranës, tashmë edhe Posta Shqiptare do të ketë në përdorim 12 automjete ekologjike, te cilat nuk ndotin mjedisin.

“Posta është një industri logjistike, kryen shumë lëvizje me automjete dhe jo vetëm që po e rikuperon këtë duke mbjellë pemë që thithin dioksid karboni dhe çlirojnë oksigjen, por mbi të gjitha duke ofruar një projekt pilot fantastik, duke i shtuar flotës së saj 12 makina ekologjike, 6 prej tyre totalisht elektrike, si dhe 6 karikues, që u shtohen karikuesve të Bashkisë, për t’u siguruar që siç kemi stacion autobusi ose pikë karburanti, kemi edhe stacion karikimi të makinave elektrike. Posta bëhet institucioni i parë që fillon këtë revolucion të gjelbër për Tiranën kur vjen puna te transporti”.

Përfaqësues të Postës Evropiane dhe të asaj Shqiptare, sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbollën edhe 30 fidanë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit.

Tv Klan