Shënohen 475 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë

Pas disa ditë rënie të vazhdueshme, infektimet me Covid në vendin tonë kanë pësuar një rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se 4384 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 475 qytetarë, gati tre herë më shumë se një ditë më parë.

Harta e rasteve të reja është e shtrirë në gjithë vendin, por Tirana kryeson sërish listën me 239 raste të reja dhe pas saj vijnë Durrësi me 34 raste, Fieri me 31, Shkodra me 20 dhe Lushnja me 14.

Të larta mbeten edhe fatalitetet, teksa në 24 orët e fundit një qytetar nga Përmeti, dy qytetarë nga Berati, tre qytetarë nga Tirana nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Shkon kështu në 3,207 numri total i viktimave në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë.

Pozitiv është fakti se këtë të martë ka rënë për herë të parë nën 100 numri i pacientëve të shtruar në spitale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan