“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidaritetit”. Kështu e konsideron ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dërgimin e 60 infermierëve të tjerë në Itali në luftën ndaj Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca falenderon Shqipërinë, ndërsa thekson se “Solidariteti është në zemër të vlerave të BE-së”.

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE. Faleminderit shumë Shqipëri”, shkruan Soreca.

60 infermierë të tjerë u nisën sot drejt Italisë. Ata u përcollën në aeroport nga ministrja Ogerta Manastirliu, ndërsa mësohet se do të vendosen në Italinë e Veriut, zonën më të prekur nga Covid-19 në shtetin fqinj. Më herët, Shqipëria dërgoi drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Kim falenderoi Shqipërinë për gjestin e solidaritetit. /tvklan.al