Rriten sërish infektimet me Covid në vend - Tv Klan

Rriten sërish infektimet me Covid në vend


Rriten sërish infektimet me Covid në vend

18:24 27/10/2021

5 viktima dhe 672 raste të reja në 24 orë

Kurba rritëse e infektimeve ditore me Covid-19 ka vijuar edhe në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4050 testime, 672 raste kanë rezultuar të infektuar dhe për fat të keq 5 qytetarë kanë humbur jetë. Një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç.

Tirana që prej nisjes së pandemisë vijon të kryesoj listën e qytetarëve me më shumë infektime 293 vetëm në 24 orë duke u pasur nga Fieri, Durrësi e Berati.

Aktualisht në të gjithë vendin janë aktiv 7431 pacientë nga të cilët 158 të shtruar në spital dhe 19 prej tyre në gjendje më të rënduar.

Ministria ripërsëritur apelin për t’u vaksinuar dhe për t’u izoluar menjëherë sapo konstatojnë shenja të sëmundjes.

Tv Klan








Të ngjashme