Nëse të biesh në dashuri është pjesa emocionuese dhe disi më e lehta, të qëndrosh i dashuruar është ajo më e vështira dhe sfiduesja.

Pavarësisht se si paraqitet nëpër filma, marrëdhëniet në çift sipas ekspertëve kërkojnë shumë më shumë punë dhe përpjekje.

Nga mangësitë e komunikimit e deri te keqkuptimet, ka disa vështirësi të zakonshme që shumica e njerëzve përjetojnë në marrëdhënien në çift.

Ekspertët renditin 7 elemente që shkaktojnë “krisje” në raportin në çift duke dhënë dhe shpjegimin se si të kapërceni secilën prej tyre.

Respekti i ndërsjellët

Mund të tringëllojë e qartë, por teksa kaloni “batica-zbatica” ne marrëdhënien tuaj do të përballeni me periudha kohore ku niveli i respektit që keni për njëri-tjetrin ndryshon. Ndonjëherë për mirë dhe ndonjëherë për keq. Por mosrespektimi i botëkuptimeve, kufijve, interesave dhe familjes së partnerit tuaj mund të çojë në probleme serioze. Prandaj sipas ekspertëve duhet të respektoni vendimet dhe shijet e partnerit-es tuaj/suaj. Pranojeni faktin se mund të mos jeni dakord për gjithçka, por duhet të jeni mirënjohës për ata dhe rolin e tyre në jetën tuaj.

Përcaktimi i marrëdhënies

Fillimet e një historie dashurie janë gjithmonë të bukura, por sa më shumë kohë të kaloni dhe sa më shumë të njihni njëri-tjetrin do të kuptoni arsyet që keni zgjedhur njëri-tjetrin. Për të arritur në një fazë ku ju mund të përcaktonin marrëdhënien dhe qëllimet e përbashkëta që keni duhet të dëgjoni këndvështrimet dhe dëshirat e njëri-tjetrit dhe t’i pranoni ato.

Mungesa e komunikimit

Komunikimi jo efektiv me një partner është një nga shkaqet më të shpeshta të debateve. Kryesisht për shkak të asaj se sa frustruese mund të jetë fakti që dikush nuk po ju dëgjon apo  nuk po iu jep vëmendjen që kërkoni. Për të shmangur keqkuptimet duhet që t’i kushtoni më shumë kohë bisedës, të praktikoni dëgjimin aktiv dhe të parafrazoni atë që partneri juaj tha.

Menaxhimi i kohës

Shumicën e rasteve angazhimet e tjera të jetës së përditshme bëjnë që të lemë disi anash marrëdhënien tonë me partnerin, duke u treguar më neglizhentë dhe të pavëmendshëm për vazhdimësinë e saj. Por sipas ekspertëve kjo mund të sjellë që në një marrëdhënie të mungojë intimiteti fizik dhe ai emocional. Prandaj ata sugjerojnë që të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë në internet dhe kjo të zëvendësohet me ngrënin e mëngjesit së bashku, shëtitjet e gjata dhe bisedat e thella për njëri-tjetrin dhe raportin tuaj në çift.

Intimiteti fizik

Nëse ju dhe partneri juaj po kaloni një “thatësirë” për sa i përket intimitetit tuaj fizik, mund të shkaktojë probleme të tjera në lidhjen tuaj. Ekspertët shprehen se seksi dhe prekja fizike prodhojnë oksitocinë, e njohur ndryshe si “hormoni i dashurisë”, i cili ndërton besimin dhe afron më shumë një çift. Prandaj kjo duhet të jetë si një shenjë inkurajuese për të ruajtur një nivel afërsie mes partnerëve.

Kompromisi

“Mësoni si të bëni kompromis me partnerin tuaj,” është një nga këshillat më të shpeshta dhe një ndër më vjetrat që thuhet. Por mungesa e kompromisit në një çift është shpesh shkaku kryesor i grindjeve të vazhdueshme të cilat në rastin më të keq përfundojnë në ndarje. Të bërit kompromis është pjesa përbërëse e një marrëdhënieje të suksesshme, por gjithmonë të bërit kompromis duhet të ketë një kufi të caktuar, duke krijuar një ekuilibër.

Mosmarrëveshjet

Debatet janë pjesë e pashmangshme e çdo marrëdhënieje, dhe gjithashtu janë një pjesë e rëndësishme pasi përmes tyre tregohet mënyra se si argumentoni. Por sipas ekspertëve ndryshimi duhet të jetë aftësia që nga një debat apo diskutim të mos krijohen keqkuptime që më pas do të çojnë në grindje me partnerin. Ata sugjerojnë që në vendin e mërive dhe hatërmbetjeve t’i bëni premtime njëri-tjetrit për të shmangur të tilla situata./tvklan.al