8 vite SPAR Albania! 8 vite të suksesshme, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar prej 48 vendesh të botës dhe që dallon për kërkesë të lartë.

Gjatë këtij rrugëtimi, SPAR Albania ka pasur rritje të shpejtë falë besimit të konsumatorëve për produktet dhe shërbimin cilësor, por edhe për kushtet bashkëkohore dhe sistemet e avancuara të blerjes. 50 mijë vizita çdo ditë në pika marketesh SPAR, e dëshmojnë më së miri këtë. 

Për këtë përvjetor, në shenjë falenderimi, SPAR Albania vjen në muajin tetor me një sërë ofertash dhe dhuratash. Blerësve në SPAR Albania, do t’iu ofrohet mundësia për të fituar një makinë luksi, si dhe kupona blerjeje me shuma të konsiderueshme. 

Drejtuesja e Marketingut të SPAR Albania, Redona Kalaja, thotë se kjo nismë tregon gjithashtu se kompania mbetet e përkushtuar ndaj klientëve, për t’i ofruar më të mirën edhe në vitet e ardhshme. 

“Për këtë përvjetor, ne kemi përgatitur super oferta për të gjithë klientët tanë. Gjatë gjithë muajit, ata do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një fushatë  jashtëzakonshme, ku çdo blerje do të rrisë mundësitë për të fituar një super Mercedes Benz 2024, si dhe kupona blerje prej 1000 euro në SPAR”, shprehet Redona Kalaja.  

Aktualisht, SPAR Albania ka 90 markete në të gjithë vendin dhe sipas Drejtueses së Marketingut, synimi është dyfishimi i numrit të pikave në tre vitet e ardhshme. Ajo shton se SPAR përmban çdo kriter që të katapulton drejt suksesit në biznes dhe të bën të preferuar për klientët. 

“Një nga shtyllat e forta të këtij suksesi janë partnerët tanë, të cilët kanë përqafuar mundësitë e arta që ofron partneriteti me këtë titan të industrisë ‘food retail’. Sistemet e avancuara, kujdesi profesional dhe trajnimet e vazhdueshme, së bashku me larmishmërinë e produkteve, e bëjnë SPAR një formulë perfekte për suksesin e biznesit, si dhe një përvojë  shkëlqyer për të gjithë klientët tanë”, përmbyll Redona Kalaja. 

SPAR Albania është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që aplikon standarde ndërkombëtare me ekspertizë vendase. Kjo qasje ndeshet edhe në SPAR Albania, ndërsa inovacioni dhe kujdesi i vazhdueshëm për komunitetin mbeten prioritare. 

Tv Klan