Shumë turistë joshen nga destinacionet e njohura për tu pushuar, por ka disa vende të zbuluara më pak që ofrojnë përvoja unike dhe kultura të ndryshme.

Gazeta e përditshme “Bussines Day” ka listuar pesë destinacione më të bukura për t’u vizituar në 2024  dhe vendin e parë në këtë listë e zë Shqipëria.

Vendi ynë konsiderohet tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore. Me një vijë të gjatë bregdetare Shqipëria ofron plazhe piktoreske dhe mundësi për aktivitete në natyrë.

Tirana, është një pikë tjetër e rekomanduar turistike e cila ka shumë kafene dhe restorante. Në këto të fundit turistët e huaj mund të provojnë kuzhinën tradicionale e cila ofron një ndërthurje të ndikimeve mesdhetare, me pjata që nxjerrin në pah produktet bio shqiptare.

Klan News