Mes polemikave dhe zemërimit të tifozëve vendas, derbi i Madridit mes Atletikos dhe Realit nuk prodhoi fitues. Barazim 1-1 në një përballje që zgjati më shumë se 90 minuta për shkak të ndërprerjes shkaktuar nga hedhjet e sendeve të forta në fushë. Tibur Kurtua nuk u përmbajt në festën e golit të avantazhit me autor Militao, duke provokuar tifozët e Atletikos të pozicionuar pas shpinës së tij.

Episod që shkaktoi zemërim jo vetëm për shkak të disavantazhit në rezultat apo edhe rivalitetit me Realin, por edhe se belgu është një ish i këtij derbi. Për rreth 20 minuta, skuadrat qëndruan në dhomat e zhveshjeve, teksa trajneri Simeone dhe futbollistët e Atleticos tentuan të qetësonin gjakrat.

“Asgjë nuk e justifikon reagimin e tifozëve. U nxitën nga portieri kundërshtar, për të cilin shpresoj që të ketë sanksione për këdo që provokon. Ne kemi nevojë për njerëz që kujdesen për klubin. Këta që krijojnë këto situata nuk janë me klubin, duhet të marrim përgjegjësinë.”

Në një reagim për mediat, klubi i Atletikos së Madridit ka pranuar se hedhja e sendeve të forta duhet të jenë larg futbollit dhe njollosin imazhin e një stadiumi që ka përjetuar atmosferë spektakolare dhe që kanë treguar sjellje shembullore.

Klubi bardhekuq rrezikon një sanksion për ndeshje pa tifozë. Barazimi në derbin e kryeqytetit i shkon për shtat Barcelonës kryesuese, që mban në 3 pikë distancën me rivalët e Real Madridi.

Klan News