95 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

95 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

19:27 21/09/2022

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 95 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit. Janë kryer 702 testime, ndërsa 115 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec.

Janë 831 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al





Të ngjashme