Gjykatat nuk konfirmojnë kryebashkiakët e Durrësit dhe Vorës

Gjykatat nuk konfirmojnë kryebashkiakët e Durrësit dhe Vorës

15:44 17/07/2019

Edhe pse deri tani procesi i legjitimimit në gjykatat e rretheve të kryebashkiakëve të zgjedhur në 30 Qershor kishte kaluar pa probleme duke konfirmuar 29 kryebashikakë, dy gjyqtarë kanë vendosur ndryshe këtë të mërkurë. Fillimisht gjykata e Durrësit dhe më pas ajo e Tiranës nuk pranuan të konfirmojnë si fitues kandidatët socialistë ne Durrës dhe Vorë për arsye të ndryshme.

Gjykata e Shkallës së parë në Durrës refuzoi ti japë mandatin kandidates socialiste, Valbona Sako. Gjyqtarja Mimoza Margjeka argumenton se rivalja e Sakos, Valbona Sakollari që garonte nën siglën e Bindjes Demokratike është regjistruar jashtë afateve ligjore.

“Partia Bindja Demokratike është regjistruar në Gjykatë më datën 25 prill 2019 pasi kishte përfunduar afati i regjistrimit të subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019.  Bazuar ne nenin 64 të Kodi Zgjedhor afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është përcaktuar data 23 prill 2019.”

Në zgjedhjet e 30 Qershorit kandidatja socialiste Valbona Sako mori 34 026 vota ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari 3 629 vota.

Ndërsa Gjykata e Tiranës nuk shpalli fitues të zgjedhjeve kandidatin socialist për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku i cili nuk kishte rivalë. Gjyqtarja Ariana Gunbardhi vendosi t’ia kaloj këtë çështje për kompetencë gjykatës administrative të rrethit të parë Tiranë.

Shumë gjykata në vend kanë konfirmuar mandatet e të zgjedhurve vendore për bashkitë edhe pse kandidatët socialiste kanë pasur përballë rivalë të Bindjes Demokratike. Të tilla janë rastet e Korçës, Kolonjës, Mallakastrës, Kukësit e Shijakut. Gjykatat kanë konfirmuar edhe rastet kur kandidatët socialiste kanë qenë të vetëm në garë si në Elbasan, Patos, Maliq, Has, Divjakë apo Përmet. Teksa 29 kryebashkiakë kanë marrë mandatin, fituesit e tjerë janë në pritje të shqyrtimit të kërkesave dhe caktimin e gjyqtarëve për marrjen e vendimeve të konfirmimit në detyrë të kryetarëve të rinj.

Fituesit bashkive të konfirmuar nga gjykatat

  1. Tonin Marina, Malësi e Madhe
  2. Gjon Gjonaj, Pukë
  3. Rexhë Byberi, Tropojë
  4. Liman Morina, Has
  5. Safet Gjici, Kukës
  6. Agron Malaj, Mat
  7. Ilmi Hoxha, Klos
  8. Elton Arbana, Shijak
  9. Redi Krali, Kavajë
  10. Haxhi Memolla, Rrogozhinë
  11. Lorenc Tosku, Peqin
  12. Andis Salla, Cërrik
  13. Gentjan Llatja, Elbasan
  14. Kastriot Gurra, Librazhd
  15. Fatos Tushe, Lushnjë
  16. Fredi Kokoneshi, Divjakë
  17. Armando Subashi, Fier
  18. Rajmonda Balili, Patos
  19. Majlinda Bufi, Roskovec
  20. Qerim Ismaili, Mallakastër
  21. Juliana Memaj, Ura Vajgurore
  22. Gëzim Topçiu, Maliq
  23. Pali Kolefski, Pustec
  24. Eduard Duro, Devoll
  25. Erion Isai, Kolonjë
  26. Alma Hoxha, Përmet
  27. Gjolek Guci, Memaliaj
  28. Tërmet Peçi, Tepelenë
  29. Flamur Golemi, Gjirokastër

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT