E ftuar në

 “Në kurthin e Piter Pan”,

këngëtarja Soni Malaj ka zbuluar këtë të hënë se martesa është pjesë e planeve të saj të afërta.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, por edhe drejtueses së spektaklit Alketa Vejsiu, nëse do të ketë një martesë, këngëtarja tha:

“Kam një unazë në gisht në fakt kështu që…”

Të vegjlit e pyetën edhe nëse dëshiron të bëjë një motër ose vëlla për vajzën e saj Anna, pyetje së cilës Malaj iu përgjigj shkurt dhe plot bindje:

“Dua”.

Soni Malaj është prej disa vitesh në një lidhje me Klevin, një biznesmen nga Tirana, ndërsa ka një vajzë 6-vjeçare nga martesa e saj e mëparshme me balerinin italian Mirko.

/tvklan.al