Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat është shprehur se propozimi i opozitës për Vetting-un e polikanëve bëhet për interesin e të gjithëve.

Në fjalën e tij Basha tha se Vetting-u të fillojë nga ai dhe jo nga politikanët e tjerë. “Filloje me mua, me kryetarin e PD nëse ke frikë që ta fillosh nga Kryeministri. Nise me mua Vetting-un dhe çoje deri në fund”, u shpreh Basha.

Ndërsa për sa i përket përfshirjes së politikanëve që janë ‘non grata’ nga SHBA, Basha tha se duhet parë përtej së përditshmes.  

Kush e shikon këtë propozim me syzet e politikës së përditshme bën një gabim klasik në raport me mua. Për të mirë apo për të keq jam munduar që të shoh përtej të përditshmes. Dhe të shohësh përtej duhet të shohësh përtej të nesërmen. Interesat tona janë interesat e shqiptarëve, sigurisht që vuajnë të përditshmen, por kanë dhe interesa afatgjata”, shtoi Basha./tvklan.al