Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për sa i përket zgjatjes së mandatit të Vetting-ut tha se në fillim duhet bërë një analizë e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe më pas të vendoset se çfarë do të bëhet.

Në një konferencë për mediat, kreu i PD tha se Vetting-u vijon dhe pak KPK-në dhe nuk do të ndalet deri sa të kontrollohet magjistrati i fundit.  

Besoj se ajo çështje është shteruar, e para punës nuk ka vakum kushtetues, domethënë që Vetting-u vazhdon. Kushtetua e ka parashikuar që Vetting-u vazhdon deri në fund. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandatit të 14 zyrtarëve që merren me Vetting-un. Para se ky vendim të merret, duhet të diskutohet se çfarë kanë bërë këta njerëz, a ka ecur procesit, a kanë qenë nën presione. Duhet të bëjmë një analizë të plotë se cila është më e mira e qytetarëve për të bërë drejtësi”, u shpreh kreu i opozitës./tvklan.al