Katër efektivë policie do të qëndrojnë në burg

Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë të lirë 7 nga 11 të arrestuarit të cilët akuzohen nga Prokuroria për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Në burg do të qëndrojnë katër efektivë të policisë. Ata në bashkëpunim me zyrtarë të pushtetit vendor dyshohet se kishin krijuar një skemë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare.

Ata akuzohen nga Prokuroria se kanë favorizuar ndërtime të paligjshme në Durrës, Shijak e Sukth, nëpërmjet falsifikmit të dokumenteve. Bëhet fjalë për të paktën 37 objekte të ndërtuara përgjatë vitit 2019.

Tv Klan