Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka dënuar ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, ku një nxënëse 14-vjeçare u abuzua seksualisht nga 8 adoleshentë.

Në një komunikim për mediat, Spiropali u shpreh se autoritetet janë duke punuar për këtë rast dhe policia veproi menjëherë sapo mori denoncimin.

Ndërsa ka sulmuar opozitën se nuk duhet ta përdorë politikisht një ngjarje të tillë.

“Është një rast tmerrësisht i rëndë që ka nevojë për gjithë vëmendjen e Prokurorisë. Ajo që ndodh me përdorimin e këtij rasti në teatrin e ulët politik që kemi parë këto ditë dhe nuk u besoja syve kur lexoja deklaratën e Partisë Demokratike, është dëshmia e qartë e dëshpërimit opozitar që nuk ngurron të përdorë raste të tilla për ushqimin politik të ditës. Në rastin konkret, policia sapo ka marrë kallëzimin ka filluar menjëherë hetimet. Autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre”,

u shpreh zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali.

/tvklan.al