Adem Demaçi shpjegon situatën në Kosovë (11 Nëntor 1998)

Posta

Adem Demaçi shpjegon situatën në Kosovë (11 Nëntor 1998)

12:49 11/11/1998

Krahu politik i UÇK-së Adem Demaçi ka deklaruar në konferencën e djeshme për shtyp se Kosova i ka të gjitha elementët për të formuar shtetin i cili mund të krijohet vetëm me polici dhe me mbrojtjen e tij politike. Ai shprehet se parlamenti që nuk e ka mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të organeve policore të cilat punojnë bashkë me këtë ushtri, nuk ka shance për të arritur asgjë serioze. Përsa i përket marrëdhënieve me Rugovën, Demaçi ka thënë se do të varet shumë nga rrethanat ku pas takimit me zotin Rugova do të zhvillohen dhe bisedat politike. Ai shtoi se përpjekja e tij për marrëveshje me Rugovën për përfaqësimin e të gjitha subjekteve politike në qeveri, nuk ka patur sukses. Përsa i përket armëpushimit në Kosovë, Demaçi shprehu bindjen se vëzhguesit ndërkombëtarë do t’a kuptojnë se fjala është për provokime të palës serbe dhe se UÇK-ja po përmbahet. I pyetur për rikthimin e forcave kosovare në pozicionin e mëparshëm, ai rikujtoi se Millosheviç është përgjegjës për respektimin e marrëveshjes së arritur me ambasadorin Hollbruk dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

Pamje ushtarë të UÇK-së, Adem Demaçi, luftime, shtëpi të djegura./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT