Pas publikimit nga Partia Demokratike të audio-përgjimit, ka reaguar Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai ka dorëzuar pasditen e sotme një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj 3 zyrtarëve të Partisë Demokratike; Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji.

Agron Xhafaj, që ka ndryshuar emrin në Geron Xhafaj, i konsideron pa bazë akuzat duke kërkuar ndjekjen penale për 3 përfaqësuesit e Partisë Demokratike për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Në padinë e tij ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me audio-përgjimin e publikuar.

Tv Klan