6 të vdekur, përfshihen mbi 130 automjete

Rreth 800 metra të një autostrade në qytetin e Fort Worth në perëndim të Dallasit u shndërruan në arenë të një aksidenti të përmasave gjigante.

6 persona humbën jetën e të paktën 65 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital nga përplasja me njëra tjetrën e 130 automjeteve, vetura, furgonë e kamionë.

Automjetet fluturuan mbi njëra-tjetrën pasi shoferët u gjendën në befasi përpara grumbujve të makinave që u kishin zënë rrugën.

Shkaqet e aksidentit masiv janë ende të paqarta. Një prej pistave të hetimit është edhe rrëshqitshmëria e lartë në rrugë për shkak të ngricave nga vala e acarit që ka prekur ditët e fundit edhe jugun e ngrohtë të Shteteve të Bashkuara.

Tv Klan