Mbetën të plagosur dy shoferët

Një tjetër aksident, fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur pasditen e së enjtes në autostradën Elbasan –Tiranë në afërsi të tunelit të Krrabës.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, shoferët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Policia thotë se njëri prej tyre humbi kontrolli e makinës, duke u përplasur me makinën tjetër.

Tv Klan