Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në kryeqytet. Dy makina janë përplasur me njëra-tjerën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”. Siç duket nga këto pamje të dërguar për redaksinë e Tvklan.al në rubrikën “Kallëzo”, përplasja ka qenë e fortë.

Për pasojë, në rrugë janë shpërndarë mbetje nga dy makinat e shkatërruara. Nuk dihet nëse nga kjo ngjarje ka të lënduar.

Siç duket në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, megjithatë deri më tani nuk ka një njoftim në lidhje me këtë ngjarje./tvklan.al