Një aksident i rëndë me tre persona të plagosur ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19, në afërsi të Kopshtit Botanik, teksa një 29-vjeçare me inicialet D.G ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar tre këmbësorë.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulanca që i dërgoi ata në spital, ku dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit. 

Tv Klan