Një aksident me pasojë plagosjen e një 24-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e të martës në autostradën Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur Ishull-Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, kur mjeti i drejtuar nga 24-vjeçarja L.M. u përplas me mjetin e drejtuar nga 22-vjeçari me iniciale F.B.

E plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit./tvklan.al