Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg për Hysen dhe Amarildo Metën, vëllezërit që akuzohen se së bashku me motrën e hyre Hygertën kanë vrarë babanë e tyre Pëllumb Metën në Shënavlash të Durrësit.

Dy vëllezërit 24 dhe 22 vjeç kërkuan në Apel ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim për t’u paraqitur, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga gjykata. Ndërsa 19-vjeçarja Hygerta Meta nuk kishte bërë kërkesë për të dalë nga qelia pasi ajo ka deklaruar se është ajo që kreu krimin. Këtë qëndrim vijojnë të mbajnë të tre fëmijët edhe pse hetuesit dyshojnë se pjesëmarrës në krim mund të jetë edhe djali i madh Hysen Meta.

49-vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash. Trupi i tij u gropos në një kasolle nga fëmijët që më pas tentuan të fshehin krimin. Djemtë braktisën makinën e babait në zonën e plazhit për të ngatërruar policinë. Ngjarja u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh denoncoi të zhdukur babain e tij. Hygerta ka deklaruar se shkak për vrasjen u bënë konfliktet për fejesën e saj pa dëshirë si dhe dhuna në familje. 

Tv Klan