Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Kryeqytetit, Albert Brojka ka deklaruar sot se bllokimi i fillimit të ndërtimit për qendrën e biznesit pronë e firmës “Veve” u intereson personave të veçantë brenda KRT-së. Këta persona sipas krybashkiakut janë vegla të njerëzve të tjerë pas tyre të cilët ndërtimin e godinës 11 katëshe në vendin ku ka qënë busti i ish-diktatorit Enver Hoxha, e shohin si një konkurent të aktivitetit të tyre dhe bëjnë çfarë të jetë e mundur shtyrjen e ndërtimeve. Brojka shprehet se ata vetëm sa po e shtyjnë këtë proces pasi duan apo nuk duan ata, qendra e biznesit duhet dhe do të ndërtohet pasi pronari i saj jo vetëm që është pronari legjitim i tokës, por njëkohësisht është dhe një tregtar i besueshëm. Kryetari i Bashkisë Brojka tha se në mbledhjen e ardhshme të KRT-së, do të vendoset përfundimisht afati i gjigandit të “Veve”-s ku do të ftojë dhe shtypin që të njihet me opinionin publik në lidhje me ata që bllokojnë ndërtimin e tij. Gjithashtu Brojka tha se fillimin e ndërtimeve të qëndrës së biznesit duhet të ndikojë dhe Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës, shef i të cilit është kryeministri Majko, pasi është ky organ që deri më tani ka mbajtur një qëndrim krejt indiferent , do të vendosë përfundimisht fillimin e ndërtimit të ndërtesës më moderne të të gjithave ndërtesave të tjera aktuale.

Pamje Bashkia Tiranë, Albert Brojka, pamje nga maketi i qendrës së biznesit që do të ndërtohet, qendra e Tiranës./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj