Korrupsioni në Shqipëri është shndërruar në fenomen që ushtron presion mbytës mbi ekonominë, shoqërinë dhe politikën. Ky ka qënë konstatimi i sotëm i ekspertëve ekonomikë të Partisë Demokratike, Bode dhe Karamitro. Ata kanë akuzuar dy të tretat e administratës publike për infiltrim korruptiv ku janë shpërdoruar dhjetëra milionë dollarë nga fondet buxhetore.

Këtë korrupsion u shpreh Karamitro e vuajnë aktivitetet private mduke paguar minimalisht një kosto korruptive 5-10% të të ardhurave të tyre mujore. Sigurisht tha Bode që korrupsioni nuk ka lindur tani por aktualisht me qeverisjen socialiste ai ka arritur majat.

Po sot Partia Demokratike ka vlerësuar padinë publike të Kryeministrit Majko për shpërdorimin e fondeve për rrugët.Sipas demokratëve më në fund është pretendeca për të bërë denoncime për fondet publike.

Por ky rast vlerësohet 1,2 milionë dollarë ndërkohë që kryeministri nuk duhet të heshtë për dhjetëra milionë dollarë abuzime të kontrabandës. Për Partinë Demokratike një ekuiliber i ri politik do të jetë e vetmja zgjidhje për shqiptarët./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego