Reperët e njohur dhe shumë të dashur të skenës dhe ekranit shqiptar, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar albumin e tyre më të ri. Nën titullin “Muzikë e alltisë”, projekti i tyre më i ri muzikor përbëhet nga 11 këngë të reja.

Po ashtu nuk kishin si të mungonin dhe super bashkëpunimet e tyre, të cilat vijnë nën titullin “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, me artistë si Elvana dhe Ledri Vula. Albumi “Muzikë e alltisë” është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Lista e plotë e këngëve të albumit të ri nga MC Kresha dhe Lyrical Son:

1. Kangë e Shahirav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean (bashkëpunim me Elvanën)
8. J.C.V.D (bashkëpunim me Ledir Vulën)
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Gunners. /tvklan.al