#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Gjyshja e vdekur i “mori djalin” e parë, ëndrra paralajmëruese e Mirës

Mira, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, beson se ëndrrat janë mesazhe. Dy prej  ngjarjeve më të forta në jetën e saj janë paraprirë nga ëndrra, të cilat ajo i lidh midis tyre.  vite më parë, burri i saj pa një ëndërr që pasoi me vdekjen e djalit të madh. 9 muaj më vonë, përpara se djali tjetër të vinte në jetë, Mira ëndërroi gjyshen e saj të vdekur që i dha një mesazh.

Mira: Në 8 Gusht të ‘93, mua më ka ndodhur një fatkeqësi, është mbytur djali i madh në plazh dhe dy ditë përpara se të më ndodhte kjo, im shoq në ëndërr pa sikur e goditën në zemër. Ishte fatkeqësi shumë e madhe, po, i gjuajtën me plumb dhe në 18 Shtator ne bëjmë të dyzetat dhe fiks më 18 Qershor, 9 muaj mbrapa, lind djali tjetër, i vumë të njëjtin emër.

Para se ta lindja djalin, e kisha parë 7 muaj në eko siç e shikonin të gjithë dhe më thanë “vajzë”, dhe s’e kishim mendjen te fetusi që e kishim vajzë, e kishim vetëm ta kishim me jetë të gjatë. Në ëndërr më del gjyshja një ditë përpara, në orën 4 të mëngjesit, unë pasdite nisem për të lindur dhe më thotë “hajde nesër në mëngjes”, gjyshen e kam pasur sllave me origjinë dhe “hajde merre djalin, do ta kesh me jetë të gjatë se atë që desha ta mora”. Ajo është lindur në Shkup dhe është varrosur në Shqipëri, “atë që desha ta mora, tani këtë tjetrin e ke djalë, merre dhe ta kesh jetëgjatë”./tvklan.al