Zyrtari i lartë i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka deklaruar sot se ai do rë rikthehej në Rusi të dielën. Në një deklaratë Navalny ka bërë me dije se do të lërë Gjermaninë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka më probleme nga helmimi që pësoi në Gusht.

Navalny ka deklaruar se do të rikthehet në Rusi edhe pse kërcënimet nga Kremlini zyrtar vijojnë ende dhe i kanë bllokuar pasurinë.

Alexei Navalny është një nga kritikët kryesorë të Presidentit Vladimir Putin. Pas deklaratave të tij kundër Presidentit atij iu bë një atentat në Gusht dhe u tentua që ai të helmohej, por arriti që të shpëtonte.

Navalny u helmua gjatë një udhëtimi me avion dhe më pas u dërgua në një spital në Gjermani. Pas helmimit të tij shtetet evropiane kanë reaguar kundër Rusisë, por Kremlini ka mohuar që të jetë pjesë e këtij komploti.

Sipas autoritete ruse, nëse ata donin që Navalny të kishte vdekur tashmë kjo gjë do të ndodhte. Për helmimin e zyrtarit të opozitës u përdor agjenti nervor Novichok./tvklan.al