Shkarkimi i Solskjaer favorizon italianin
Nuk drejton një ekip që nga qershori, por Massimilliano Allegri është vënë në pozicionin e gjahtarit, në shënjestrën e tij ai pret i qetë me shpresën e shkarkimit të Solskjaer nga Manchester United.
Sipas mediave angleze Allegri është gati për të marrë drejtimin e djajve të kuq dhe shihet si shpresë për ta rikthyer në rrugën e suksesit, atë që norvegjezi Solskjaer e humbi shumë shpejt.
Emri i trajnerit nga Livorno ishte shoqëruar me disa klube, duke përfshirë Tottenham dhe Arsenal, por duket se qëllimi i tij ishte të merrte drejtimin e Manchester United, nëse Solskjaer do të shkarkohej.
Për fatin e Solskjaer, United do të presë Norwich në shtëpi këtë fundjavë dhe fitorja ndaj vendit të fundit në Premier League do të ishte frymëmarrje, por dështimi do të afronte largimin e trajnerit Solskjaer.
Premier League duket se po dashurohet me trajnerët e Serie A. Vetëm pak ditë më parë Ancelotti shkoi tek Everton pasi u shkarkua nga Napoli.
Edhe Tottenham nuk vonoi në afrimin e Morinho megjithëse portugezi ishte ende në atmosferën e kampionatit anglez.
Tv Klan