Për herë të dytë brenda një jave Ambasada Amerikane pyet përsëri se cili nga bosët e krimit ka radhën, pas dënimit të Emiljano Shullazit.

Në një deklaratë Ambasada shkruan se pret përparim të vazhdueshëm në rrugën drejt sundimit të fortë të ligjit nga Shqipëria. Ambasada shkuan se Gjykata e Apelit të hënën dëgjoi argumentet e Prokurorisë në lidhje me masën e sigurisë për Ervis Martinajn, i cili u la në burg.

Gjithashtu Ambasada Amerikane pret hetim të plotë për këtë rast, ashtu siç pret që ligji të zbatohet gjatë hetimeve për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Tv Klan