Diplomati mahnit presidentin Pendarovski

Një mënyrë e jashtëzakonshme për të treguar diplomacinë, ishte ajo e ambasadorit izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Orian, në takimin me presidentit Stevo Pendarovski.

Në përfundim të takimit me kreun e shtetit, i dërguari i Izraelit në Shkup, tregoi aftësitë e tij akrobatike, në zyrën e presidentit.

“Kjo foto me ambasadorin e Izraelit, Dan Orian, le të jetë motiv dhe arsye shtesë që stërvitja është shumë e rëndësishme dhe shpesh edhe zbavitëse”, komentoi Pendarovski në rrjetet sociale.

Por ushtrime akrobatike duket se janë një specialitet i Dan Orian. Diplomatit izraelit, i apasionuar pas gjimnastikës, edhe në të shkuarën ka kryer qëndrimin vertikal me këmbë sipër, madje edhe në mes të Shkupit.

Tv Klan