Ambasadori i OSBE-së apel nga Elbasani



Ambasadori i OSBE-së apel nga Elbasani

17:29 12/05/2021

“Të kemi besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare”

Pas takimit me autoritetet lokale në Elbasan, Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco kërkoi që të kihet besim tek institucionet në lidhje me problematikën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ambasadori i qëndroi të njëjtës deklaratë që kishte bërë edhe para ditës së votimeve.

“Mendoj se të gjithë e kemi lexuar raportin e ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it. Kur flasim për ankesat për procesin zgjedhor dhe ngjarjet kriminale që ndodhën gjatë procesit zgjedhor nuk më takon mua të gjykoj. Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet”.

Vizita e ambasadorit të OSBE në Elbasan vjen pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në këtë qytet ku nga përplasja me armë e mbështetësve të dy partive mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Tv Klan







Të ngjashme