Ambasadori Donald Lu thotë se hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri së shpejti mund të konkludojnë me ndjekje penale. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lu thotë se qeveria amerikane beson se hetimi ndaj Tahirit duhet të bëhet nga një gjykatës me integritet që të vlerësojë me transparencë këto prova.