Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar takime me disa ministra të kabinetit qeveritar.

Në njoftimin e publikuar nga ambasada amerikane, thuhet se ambasadorja Kim takoi ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në këto takime, ambasadorja Yuri Kim shprehu mbështetjen e SHBA-së për zbatimin e reformës në drejtësi dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara zhvilloi sot takime prezantuese me ministrin në Detyrë të Punëve Europiane dhe të Jashtme Gent Cakaj, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë takimeve, ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe mbështetjen e saj të rëndësishme në misionet tona të përbashkëta. Ambasadorja gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara në ndihmë teknike për zbatimin e reformës në drejtësi dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. /tvklan.al