Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Amerikanët do të mbledhin në fundjavë në Athinë, politikanët kryesor të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë, për të diskutuar për situatën aktuale, në Ballkan dhe të ardhmen e pakicave shqiptare në Europën Juglindore. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë takim ballkanik, me kryeministrin Ilir Meta, kryesocialistin Fatos Nano, do të mungojë kryetari demokrat Sali Berisha, ndërsa reformatorët do të përfaqësohen me Genc Pollon.

Gjithashtu në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Arbër Xhaferri, Imer Imeraj. Nga personalitetet e huaja pritet, që përveç funksionarëve të lartë të departamentit të shtetit të SHBA, të marrin pjesë edhe shefi i politikës së jashtme në BE, Havier Solana, kryeadministratori i Kosovës Bernard Kushner, lideri i opozitës serbe Drashkoviç dhe ministri i jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreu./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame