Mbulon tatuazhin e vjetër që kishte me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt

Aktorja e njohur Angelina Jolie sapo është shfaqur me një tatuazh të ri dhe duket se ka një kuptim tepër të veçantë për të.

Gjatë një udhëtimi të fundit në Neë York City, aktorja u pa me tatuazhin e dukshëm  në krahun e saj. Ajo ka dhe tatuazhe të tjera ku dallon ai i realizuar me shkrim arab.

Syrit të fansave nuk u ka shpëtuar kjo vepër arti ku shkruhej ‘Eppure si muove” në gjuhën italiane . Fraza  përkthehet  “E megjithatë ajo lëviz”, e cila i atribuohet  shkenctarit Galileo Galilei. Thënia daton që nga viti 1633, pas gjyqit të Galileos, ku ai u detyrua të hiqte dorë nga deklarata e tij se toka rrotullohet rreth diellit.

Kjo shprehje shpesh shihet si një pohim sfidues se e vërteta një ditë do të mbizotërojë. Tatuazhi i ri është mbi atë që aktorja ka me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt. Ish- çifti mbanin një tatuazh të përbashkët ku ishte shkruar një citim i Rumit.

Angelina nuk është e vetmja që ka plotësuar hapësirën me vepra të tjera arti afër tatuazhit të dasmës pasi edhe Brad Pitt bëri të njëjtën gjë në të kaluarën.

Klan News