Anglia favorite, kërkon finalen e Euro 2020


Anglia favorite, kërkon finalen e Euro 2020

16:00 03/07/2021

Ukraina pa presion, do të luajë për gjithçka

Pasi eliminoi Gjermaninë, një ndeshje që kishte mjaft emocione të mbartura prej vitesh, Anglia bëhet gati për të bërë hapin tjetër të madh në euro 2020. Kombëtarja e Southgate do të përballet me njërën prej surprizave të fazës me eliminim direkt, Ukrainën e Andriy Shevchenko.

Anglezët janë favoritë. Kanë ndoshta lojtarët më të mirë që luajnë në Premier League. Në fakt vetëm stoli i britanikëve vlen më shumë se e gjithë skuadra e Ukrainës. Gjithsesi ëndrra mbetet ende e parealizuar pasi në gjithë historinë e saj, kombëtarja angleze kaloi vetëm një herë fazën e 1/8 të një europiani. Në 1996 në skuadra e drejtuar nga Terry Venables eliminoi Spanjën pas gjuajtjeve të 11-metërshave. Deri më sot ky mbetet  rezultati i vetëm pozitiv për “Tre Luanët”.

Nga ana tjetër Ukraina ishte jashtë listës së skuadrave që mendohej se do të kalonin deri në çerekfinale. Kjo skuadër ka bërë krenare një komb dhe ndaj anglisë nuk do të kursehen. Ukraina nuk ka asgjë për të humbur. Mbrojtje e mirë me shpresën për të gjetur hapësira. Në rast avantazhi ruajte me fanatizëm e çdo centimetri të portës përkatëse.

Më herët në orën 18:00 do të luhet çerekfinalja e parafundit mes Çekisë dhe Danimarkës. Të  dyja kanë bërë një paraqitje të mirë deri në këtë fazë. Janë skuadra thuajse të të njëjtit nivel dhe është e paparashikueshme çfarë mund të ndodhë në ndeshjen që do të luhet në stadiumin olimpik në Baku të Azerbajxhanit.

Tv Klan







Të ngjashme