Një shfaqje teatrore për festat e Krishtlindjeve

Solidaritetit me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit iu bashkëngjitën edhe këta artistë të vegjël. 

Nën moton “Ti nuk je vetëm” artistët e vegjël të shoqëruar edhe nga kasti i aktorëve të Teatrit Kombëtar performuan për afro dy orë në një shfaqje teatrore për të gjithë familjen.

Zgjodhën shfaqen “Annie” 21 aktorët dhe balerinët e vegjël që performuan për bashkëmoshatarët e tyre për të ndarë me ta mesazhin se nuk janë vetëm në këto ditë festash.

Historia e vogëlushes  9 vjeçare jetime, e cila nuk e humb shpresën, se një ditë do t’i gjejë prindërit e saj është edhe mesazhi që përcolli kasti i aktorëve tek spektatorët e vegjël që për afro dy orë ndoqën shfaqen në “Art Turbina.”

“Kjo shfaqej erdhi për të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti sepse në të gjithë e dimë se fëmijët duhet t’i ndihmojmë fëmijët. Ne jemi lodhur një javë kemi ndenjur gjithë natën për këta fëmijë dhe ne i duam shumë këta fëmijë prandaj jemi me moton fëmijët për fëmijët”.

Të ardhurat e shfaqjes “Annie” do të shkojnë për këta fëmijë të prekur nga tërmeti .

 “Ku ka më bukur sesa fëmijët të kontribuojnë për fëmijët dhe nga sot e deri në dt 27 që kemi shfaqje të gjitha të ardhurat do shkojnë për këta fëmijë”, shprehet Monika Lubonja.

 “Është shumë pak kjo që po bëjmë por jam i plotësuar të paktën patëm këtë gjë në dorë dhe e bëmë, është çështja për të dhënë dashuri që shfaqet në aspektin e altruizmit të përqafimit puthjes…. të të ndihmuarit të njëri- tjetrit”, shprehet Genc Fuga.

 “Është bërë një punë e jashtëzakonshme për këta fëmijë dhe këto familje në këto ditë festash, të cilët nuk kanë vuajtur pak”, shprehet Adelina Muço.

Por ata që morën kënaqësinë nga kjo shfaqje patën edhe personazhin apo episodin e tyre të pëlqyer.

Nisma nën sloganin “Ti nuk je vetëm” që mundësoi edhe shfaqen për spektatorët e vegjël u mundësua falë Zv/ministres së Mjedisit dhe Turizmit dhe shtabit te përgjithshëm të emergjencave civile.

“Ishin vetë fëmijët dhe regjisorja që u vetëofrua për t’i bërë më të lumtur fëmijët e prekur nga tërmeti në ditën e krishtlindjeve”, deklaroi Ornela Çuçi.

Shfaqja “Annie” mblodhi në art Turbina plot 400 spektatorë të vegjël dhe paratë e siguruara nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga tërmeti

Tv Klan