Skena e Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli” kthehet pas në vitin 1942, për të sjellë historinë e konfliktit të Antigonës dhe xhaxhait të saj Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të vajzës së re.

Me Laura Nezhën në rol kryesor, shfaqja “Antigona” përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë nëpërmjet një heroine idealiste që di të thotë jo dhe të kundërshtojë.

Laura Nezha, aktore : 

Antigona më ka bërë të dashurohem pas saj pikërisht për disa elementë të çiltërsisë dhe pastërtisë që duhen ruajtur si vlera të mëdha, në shoqëri. E gjej këtë personazh shumë afër vetes që kur ajo nuk do të bëj kompromise.

Edhe për aktorin Ervin Bejleri “Antigona” është shfaqja që sjell luftën mes moralit dhe politikës.

Ervin bejleri, aktor : 

Kam menduar gjithmonë që teatri është politikë sepse ka fuqinë  e madhe të bëj njerëzit të mendojnë, te futet ne mendjet e tyre dhe zemrat e tyre. Kjo është një shfaqje që godet të bën të mendosh dhe të reflektosh se çfarë po ndodh. Të bën të mendosh që këmbëngulja dhe mosdorëzimi dhe besimi te vetja mund të arrijë gjëra të pallogaritshme.

Vepra shkruar nga Jean Anouilh dhe me regji të Andrea Brusque do të vijë premierë në datat 9 dhe 10 mars në orën 19:00.

Tv Klan