Ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomë Këshillimi ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit. Lidhur me këtë çështje, ka folur sërish ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, Berisha është shprehur se gjyqtarja Blerina Muça që vendosi një gjë të tillë, sipas tij ka shkruar “ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë”.

Berisha akuzoi se kjo është bërë me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili sipas ish-Kryeministrit i ka premtuar një miku se gjyqtarja Blerina Muça do të kalojë vetingun.

Pyetje: A keni dijeni se në çfarë faze është procesi në Gjykatën e Apelit dhe a pritet që kjo Gjykatë të shpallë vendimin para zgjedhjeve për kryetarin e PD, 22 Maj?

Sali Berisha: Nuk kam dijeni për ndërhyrjen në Apel, kur të kem, i denoncoj. Unë ato që ju kam thënë ju për famozen Blerina Muç Muçi e cila ka vendosur standardin më anti-ligjor, ka shkruar ligjin në mënyrën më të korruptuar në historinë e drejtësisë. Ka shkelmuar veten e saj në 2 gjykime të mëparshme, mbi çdo gjykim në bazë të ligjit për ato çështje vetëm e vetëm sepse është peng se e dini ju, Muç Muçi ka qenë simboli i zi i korrupsionit në turin e katharsit të Fatos Nanos, ka qenë ministër ai. Me ndërhyrjen direke të zonjës dhe Erjon Veliajt që e doni emrin, për shkak se Erion Veliaj e ka mik dhe i ka premtuar që Blerina do të kalojë vetingun, morën një vendim me të cilin duan t’i caktojnë opozitës kryetarin e Partisë Demokratike. Një akt i neveritshëm, godet rëndë pavarësinë e gjyqësorit, tregon se ajo reformë ishte thjesht për të vendosur kontroll mbi gjyqësorin dhe kaq./tvklan.al