Fituesja e madhe e Telebingos së javës së kaluar, Naferit Muça, përveç shumës së parave që fitoi në lojë, ka gjetur zgjidhje edhe për një problem të madh të sajin falë ndërhyrjes së moderatorit të “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea.

Muça fitoi 13 330 000 lekë, teksa pyetjes së Gjebreas ditën e djeshme se për çfarë do t’i shpenzonte paratë, ajo tha se do t’ia ruante vajzës, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Do t’ia ruaj gocës. Për asgjë tjetër, vetëm për atë mendoj. Mirë se unë jam, tani më punon zemra, por edhe sytë i kam. Po kur të mbyll sytë kush do të kujdeset për të? Si ia bën qeveria për këto fëmijë të sëmurë me prapambetje mendore? Çfarë bën?

”, tha Naferit Muça.

Ndiqni videon nga 12:30 – 19:00

I prekur nga biseda me të moshuarën, Gjebrea telefonoi live në emision Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke i lënë një takim për ditën e hënë zonjës.

Të lutem, a mund t’i lemë një takim zonjës dhe t’i dëgjojmë problemin që ka?

Patjetër Ardit që nesër. E lemë në orën 10:30

”, tha Manastirliu, gjatë bisedës telefonike të zhvilluar në studion e “E Diela Shqiptare”.

Kështu, paraditen e kësaj të hëne Zonja Naferit sëbashku me vajzën, të shoqëruara edhe nga Ardit Gjebrea shkuan në zyrën e ministres.

Në një postim në Instagramin e tij, Gjebrea lë të kuptohet se zgjidhja përfundimtare për shqetësimin e madh të zonjës Naferit Muça është gjetur.

Ogerta Manastirliu të falënderoj pafund. Që sonte zonja Naferit do të flejë e qetë

”, shkroi Gjebrea. /tvklan.al