Dy aksione të ndryshme të Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga dy persona në kryeqytet, njëri për armëmbajtje pa leje dhe tjetri për posedim të lëndëve narkotike.

Në aksionin e koduar “Zastava”, u arrestua 31-vjeçari Ervis Xheli. Ai u lokalizua në zonën e ish-Parkut dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetë një pistoletë dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi ka përvetësuar shumën prej 5000 euro nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Ndërsa në aksionin e dytë të koduar “Dealer 3”, në rrugën “Zef Jubani” u arrestua në flagrancë 24-vjeçari Denis Aliu. Atij iu gjet një sasi droge e ndarë në doza gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante kanabis në rrugën “Zef Jubani”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.  /tvklan.al