I realizuar nga Netflix, filmi vjen i mbushur me zombie

Është publikuar traileri i parë i filmit të ardhshëm të regjisorit Zack Snyder, me titull “Army of the Dead”.

Ky projekt i realizuar nga Netflixi, vjen me regji dhe skenar të Snyder-it, ndërsa në rolet kryesore ai sjellë aktorët: Dave Bautista, Ella Purnell, Omari Hardwick, Ana de la Reguera, Theo Rossi, Tig Notaro, Raúl Castillo, Michael Cassidy dhe të tjerë.

Filmi “Army of the Dead” vjen i mbushur me ‘zombie’ dhe e rrëfen historinë e një grupi mercenarësh, të cilët e sprovojnë fatin kur futen në një zonë karantine, për të kryer vjedhjen më të madhe në histori.

Dave Bautista, së fundmi ka deklaruar se e kishte shprehur dëshirën ta portretizojë një “zombie’ në serialin e famshëm televiziv, The Walking Dead”, por kërkesa e tij ishte refuzuar me arsyetimin se është shumë i madh me trup.

Filmi “Army of the Dead” do të transmetohet në platformën Netflix, më 21 maj 2021. Regjizori Zack Snyder, pritet që muajin e ardhshëm ta lançojë filmin e tij katër orësh, “Justice League: The Snyder Cut”, në platformën digjitale “HBO Max”.

Klan News